Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në aksin Fier-Levan, furgoni i mallrave përplas një motorr, 1 person i plagosur
👁3051
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur. 40- vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. ‘Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën’, njoftoi sot policia.