Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë. Dy makina janë përplasur, ndërsa drejtuesit kanë marrë dëmtime të lehta. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjeteve. Disa herë banorët kane protestuar për mungesën e sigurisë në këtë segment rrugor ku thuajse çdo ditë regjistrohen aksidente. Top Channel