Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, plagoset drejtuesi i biçikletës! Niset me urgjencë drejt Tiranës

Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, plagoset drejtuesi i biçikletës! Niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:40, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në afërsi të vendit të njohur si “Ish qendra tregtare”. Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person rreth 60 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar drejtuesit të biçikletës dëmtime në kokë. Për shkak të goditjes  së rëndë, i plagosuri është  nisur nga Elbasani me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burimi: Vizionplus.tv