Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident me vdekje në Devoll, përplaset një makinë me një motor
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave paraprake, makina me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K. 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.