Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident me vdekje në Cërrik-Gramsh/ Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pak para mesnatës së 30 korrikut në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”. Një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga. Policia njoftoi sot detajet e ngjarjes: “Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.