Aksident me tre të plagosur në Fushë-Milot, mes tyre dhe një 8-vjeçare

Aksident me tre të plagosur në Fushë-Milot, mes tyre dhe një 8-vjeçare

Një aksident ka ndodhur në Fushë Milot. Shtetasi 58 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” është përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasja 48 vjeçe, banuese në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 48-vjeçarja, bashkëshorti i saj si dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Gijotina.com