Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ndërsa autoambulanca që po transportonte të plagosurin është përfshirë më pas në një tjetër përplasje rrugore afër kryeqytetit. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti i parë ka ndodhur kur një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga 18-vjeçari me iniciale M. S., dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar. Për të shmangur përplasjen me të, drejtuesi i një automjeti “Volkswagen” ka devijuar duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes, ka humbur jetën në vend pasagjeri i mjetit, shtetasi egjiptian E. A., 23 vjeç, i cili punonte si mekanik në kompaninë e 18-vjeçarit. Dramatizimi i ngjarjes ka vijuar gjatë transportit emergjent...