Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët
Paniku mbretëroi në Yokohama të Japonisë mbrëmjen e së hënës (4 gusht), kur dy anije të përdorura për hedhjen e fishekzjarrëve në një festival veror u përfshinë nga flakët. Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu në dy nga tetë anijet që ishin në përdorim gjatë shfaqjes, duke detyruar ndërprerjen e menjëhershme të eventit. Shikoni videon: Sipas Autoritetit Portual të Yokohamës, pesë punëtorë që ndodheshin në njërën nga anijet u hodhën në det për t’i shpëtuar flakëve dhe u shpëtuan pak minuta më vonë. Njëri prej tyre u dërgua në spital me lëndime të lehta, sipas mediave japoneze. Organizatorët e festivalit veror deklaruan se një defekt në sistemin e fishekzjarrëve në barka mund të ketë shkaktuar zjarrin. Policia dhe autoriteti portual kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve...