Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i trefishtë në Urën e Re të Kukësit, devijohet trafiku
👁6395
Një aksident është regjistruar në Urën e Re të Kukësit. Rportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës. Për shkak të aksidentit është bllokuar një kah i rrugës. Policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në mjetet e përfshira. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit të parë si dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga dy mjetet e tjera. Policia rrugore vijon hetimet...