Aksident i rëndë/ Treni përplas makinën, raportohet për një të  vdekur dhe tre të plagosur

Aksident i rëndë/ Treni përplas makinën, raportohet për një të vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës në Kosovë.  Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një makine nga treni. “Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit e tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, njofton policia e Kosovës. Grupi hetimor po kryen verifikimet e duhura...
Burimi: Sot.com.al