Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në vend/ Makina përplas motorin, një i plagosur
Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një motor është përplasur nga një makinë me targa italiane, drejtuar nga një shtetas i huaj. Mjeti i llojit fuoristradë është përplasur me motorin dhe si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që aksidenti ka bërë që të ketë pengesa në qarkullimin rrugor përgjatë gjithë aksit