Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetën 54-vjeçari
Tiranë/Informacion paraprak.-Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.