Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në Levan, përplasen 2 automjete, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur – Video
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në “Rotondën e Levanit”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes fatale, ka humbur jetën shoferi Luftar Bracja, 51 vjeç, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti me drejtues Bracjan u përplas me automjetin tjetër të drejtuar nga Ilir Pujo, i cili gjithashtu ndodhet mes të plagosurve. Të gjithë personat e plagosur, përfshirë katër pasagjerët, janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, duket se një nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës, duke treguar forcën e madhe të përplasjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij...