Aksident i rëndë në Itali, raportohet për 3 viktima dhe 15 të plagosur

Aksident i rëndë në Itali, raportohet për 3 viktima dhe 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën A1, midis Arezzos dhe Firences, kur një kamion u përplas me disa automjete që kishin ndaluar në rrugë për shkak të trafikut. Sipas informacioneve fillestare, kamioni nuk arriti të frenonte në kohë e për pasojë goditi automjetet që ndodheshin në autostradë njëra pas tjetrës, përfshirë një kamion tjetër, një makinë kampingu, një autobus turistik dhe një ambulancë. Ambulanca po transportonte një pacient 75-vjeçar. Përplasja e dhunshme vrau pacientin, si dhe dy punonjës shpëtimi që ishin në pjesën e pasme të automjetit, raportojnë mediat italiane.