Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 39-vjeçari shqiptar
👁7274
Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Corotona-s në Itali. Sipas mediave italiane, ai u godit nga një makinë e cila drejtohej nga një 19-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:45. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, shqiptari me iniciale E.G humbi jetën në vendin e ngjarjes. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia./vizionplus.tv