Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar në hyrje të tunelit të Murrizit, me pasojë 4 të plagosur. Policia bën me dije se rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv