Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me shtyllën elektrike
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, në afërsi të ‘ Kthesës së Zhupanit’. Burime nga policia thonë se një makinë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike. Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE, për të bërë të mundur riparimin e kabujve...