Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (29 maj) në në zonën e njohur si “Zogu i Zi” në Fier. Një automjet, i drejtuar nga një 23-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor 82-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut.
Burimi: Javanews.al