Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgji. Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur ish-qendra tregtare. Drejtuesi i biçikletës, rreth 60 vjeç, mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Për shkak të plagëve të rënda, ai mesohet se po transportohet për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personave të përfshirë në aksident.