Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në Durrës, makina i merr jetën të moshuarës
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të moshuare është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se Q.L. 80 vjeçe ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga 26 vjeçari O.P. E moshuara u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u arrestua në kushtet e flagrancës.