Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplaset me një motor, zbardhen detajet e para
Një aksident ka ndodhur sot më qytetin e Durrësit nga ku mësohet se një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes nga një automjet tip “Audi”. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ndodhi në rrugën “Mujo Ulqinaku” të Durrësit dhe pas përplasjes drejtuesi i automjetit i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka pritur policinë në vendin e ngjarjes.