Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motorçikletën, lëndohet drejtuesi
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes nga një automjet tip “Audi”. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mujo Ulqinaku” të Durrësit. Pas përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka pritur më pas policinë në vendin e ngjarjes. Autoambulanca e njoftuar nga qytetarët e ka dërguar në spital të riun që ndodhet nën kujdesin e mjekëve.