Aksident i rëndë në Burrel, plagosen katër persona

Aksident i rëndë në Burrel, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel pasditen e sotme. Siç bëhet me dije katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Shkaqet e aksidentit automobilistik janë ende të paqarta, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Dy personat e plagosur rëndë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burimi: Javanews.al