Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë–Krastë. Sipas informacionit paraprak, shtetasi A. B., teksa drejtonte automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, A. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.