Burimi:
Top-Channel.tv

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, ka të plagosur
👁5390
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Sipas burimeve të korrespondentes së Top Channel Brixhilda Deda, dyshohet se një mjet tip Volswagen ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal në anë të rrugës. 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në...