Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një turist i huaj
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Viktima është një turist i huaj, i cili udhëtonte me motor dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një automjet. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, turisti ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.