Aksident i rëndë në aksin Fier- Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike (Detaje)

Aksident i rëndë në aksin Fier- Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike (Detaje)

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike. Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE, për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të...