Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg aksit rrugor. Automjeti me targa AB178DV drejtohej nga shtetasi Renis Pajtim Kalnxhi, i vitlindjes 2004, i cili është transportuar drejt Spitalit të Librazhdit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet në momentin e daljes nga rruga. Një tjetër element që e bën më të ndërlikuar ngjarjen është konstatimi i një arme zjarri, tip pistoletë, në afërsi të automjetit të dëmtuar. Drejtuesi i automjetit dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt...
Burimi:
gijotina.com