Aksident i dyfishtë në Elbasan, dy persona të plagosur rëndë

Aksident i dyfishtë në Elbasan, dy persona të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:05 në aksin kombëtar Peqin-Elbasan. Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke u shkatërruar pothuajse plotësisht. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas burimeve nga spitali, të plagosurit ndodhen nën kujdes intensiv. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Dyshohet paraprakisht se shpejtësia tej normave të lejuara ose një manovër e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve mund të ketë shkaktuar aksidentin.
Burimi: Javanews.al