Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Akropoli shtrenjton biletën, si reagojnë turistët për çmimin
Prej një prillit të gjithë turistët e huaj, por edhe ata vendas që u ndodhën para biletarisës së Akropolit në Athinë konstatuan një tabelë me shkrim dore që i njoftonte ata për rritjen e biletës së hyrjes nga 20 në 30 euro. Në fakt vendimi për rritjen e çmimeve të biletave të vendeve arkeologjike Ministria greke e Kulturës e kishte marrë prej dhjetorit të vitit 2023 kur vendosi një politikë të re bazuar ndër të tjera në rritjen e numrit të vizitorëve të monumenteve arkeologjike dhe muzeve vitet e fundit, si dhe diferencën e madhe të çmimeve të vjetra në krahasim me mesataren evropiane. Në mënyrë të përmbledhur, tarifa e re i klasifikon zonat arkeologjike dhe muzetë e vendit në pesë kategori (kryesisht sipas numrit...