Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Prix Zagreb 2026
14 November, 2026 - 14:25 Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka siguruar një vend në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar Grand Prix Zagreb 2026, që po mbahet në Kroaci. Në përballjen e çerekfinales, Gjakova triumfoi ndaj xhudistit francez Nathan Cadignan, duke e mposhtur me një Waza-ari dhe një Yuko. Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me Giorgi Loladze nga Gjeorgjia, në kërkim të një vendi në finalen e garës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com