Akanji: Luaj kudo ka nevojë trajneri Chivu, rëndësi ka ta ndihmoj ekipin

Akanji: Luaj kudo ka nevojë trajneri Chivu, rëndësi ka ta ndihmoj ekipin

22 Tetor 2026 13:25 Alfred Lleshi Manuel Akanji vlerëson fitoren e Interit ndaj Shakhtar Donetsk dhe thekson se skuadra zikaltër e meritoi suksesin. Pas triumfit 1-0 në Champions League, mbrojtësi zviceran foli për kanalet zyrtare të klubit, duke nënvizuar rëndësinë e tri pikëve dhe gatishmërinë për të luajtur në çdo pozicion që i kërkon trajneri Cristian Chivu: “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Mendoj se e meritonim fitoren. Ishte një ndeshje e vështirë, por arritëm ta mbyllnim me sukses. Kam luajtur në tri pozicione të ndryshme. Ndihem mirë në këtë skuadër dhe luaj aty ku më kërkon trajneri. Pozicioni nuk është i rëndësishëm; rëndësi ka të ndihmoj ekipin”. Mbrojtësi pranoi se fillimi i sezonit nuk ka qenë ideal për të personalisht dhe për repartin defensiv...