AirAlbania do të bëjë fluturimin inaugurues në aeroportin e Vlorës në maj

AirAlbania do të bëjë fluturimin inaugurues në aeroportin e Vlorës në maj

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se fluturimi inaugurues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës do të realizohet në ditët e para të muajit maj. Kompania Air Albania do të realizojë fluturimin e parë, duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, që ka një gjatësi prej 3.2 kilometrash dhe një terminal prej 22 mijë metra katrorë.Gjatë një takimi në Fier, ku u prezantua projekti për transformimin e zonës bregdetare të Darëzezës, Balluku theksoi se projekti për aeroportin ka evoluar përtej pritshmërive, duke u shtrirë në një sipërfaqe të madhe dhe duke ofruar kapacitete për një numër...
Burimi: Diasporashqiptare.al