Burimi:
Top-Channel.tv

“Ai duhet të kalbet në burg”, babai i Ilarias në varrimin e së bijës: Ajo nuk e meritonte këtë fund, ishte një engjëll
👁10565
Babai i Ilaria Sulës kërkoi drejtësi në fund të varrimit të së bijës në Terni. “Ai duhet të kalbet në burg. Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, tha Flamur Sula. Kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi tha se Ilaria “gjeti një djall në rrugën e saj, një njeri të padenjë për t’u quajtur burrë”. Babai i Ilarias shtoi më tej “Shpresojmë që drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota,...