Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ahmet Delia dhe kodi i rezistencës
Nga Blerim Latifi Gjatë fëmijërisë time me qindra herë e kam dëgjuar rrëfimin për Ahmet Delinë. Jam rritur me këtë rrëfim dhe që nga ajo kohë gjithmonë kam dashur që një ditë të shkruaj diçka për të. Më vonë, më pat lindur dëshira që të ballafaqoja historiografinë e shkruar me legjendën dhe, si në pak raste, faktet historike më dilnin të njëjta me ato që thoshte legjenda. Ahmet Delia shfaqet që në vitet e Lidhjes së Prizrenit, kur me qindra njerëz të armatosur do të bllokonte për disa ditë Grykën e Klisyrës në rrugën Mitrovicë – Pejë, për të mos lejuar trupat osmane që t’u binin prapa shpine luftëtarëve të Lidhjes, të cilët po luftonin me ushtrinë e Dervish Pashës në Grykën e Caralevës, në Prillin...