AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës, kërkon ndërhyrjen e AMP-së dhe Prokurorisë

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës, kërkon ndërhyrjen e AMP-së dhe Prokurorisë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas raportimeve për dhunë dhe pengim të gazetarëve gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave. AGSH bën me dije se, sipas raportimeve, gazetarja e Fax News, Fatime Halmusa, është dëmtuar fizikisht nga efektivët e policisë, ndërsa ekipi i A2 CNN është penguar me forcë të raportojë nga protesta. AGSH e cilëson të papranueshme çdo formë dhune apo pengese ndaj gazetarëve në ushtrimin e detyrës dhe kërkon që rastet e raportuara të trajtohen me urgjencë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria. Gazetari Anesti Bajramemaj, së bashku me operatorin Henri Simota u shtynë me dhunë nga efektivët, teksa po raportonin drejtpërdrejt nga...