Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Agron Çela deputet, merr me PPP rezidencën qeveritare dhe trashëgon mandatin tek e bija
👁4939
Kryeministri Edi Rama ka finalizuar një tjetër pazar me konflikt interesi në favor të një deputeti aktual të Partisë Socialiste dhe vajzës së tij, e cila u zgjodh deputete më 11 maj 2025 nga lista e mbyllur. Bëhet fjalë për deputetin e Shkodrës, Agron Çela, i cili më 4 qershor 2025 përfitoi me procedurë koncesionare (PPP) zhvillimin dhe shfrytëzimin për biznes privat të rezidencës qeveritare në Velipojë, përmes kompanisë “Xhenis-SH Sh.p.k.”, e regjistruar në emër të bashkëshortes së tij, Belma Çela. Sipas Ligjit Nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit të personave të zgjedhur dhe të emëruar...