Agravon përplasja në Ministrinë e Brendshme, policia i tërheq studentët zvarrë
Situata u tensionua pranë Ministrisë së Brendshme, ku efektivët e policisë shoqëruan disa persona të pranishëm në zonë. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, një i ri shihet teksa merret me forcë nga policia, në rrethana që nuk sqarohen plotësisht nga materialet filmike. Tensione u regjistruan edhe gjatë një shoqërimi tjetër. Disa persona që ndodheshin pranë efektivëve kundërshtuan ndërhyrjen, duke pretenduar se personat e shoqëruar nuk po kryenin asnjë veprim të paligjshëm, por thjesht po ecnin në rrugë. “Ishim thjesht duke ecur në rrugë”, dëgjohet të thotë një prej të pranishmëve. Ndërsa një tjetër i drejtohet efektivëve me thirrjet: “Mos e prek me dorë! Çfarë po bëni? Lëshojeni!”. Pamjet pasqyrojnë momentet e tensionit mes policisë dhe personave të pranishëm, ndërsa për të sqaruar rrethanat e...
Burimi:
ntv.al