Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Agolli për Kosovën:”Çështja shqiptare zgjidhet kur të ketë vetëm një Shqipëri”
22 prill 1998 “Ngjarjet në Kosovë janë dramatike si në çdo luftë të gjatë, që herë zbutet dhe herë bëhet e ashpër dhe e përgjakur. Unë këtë dramë luftarake e kam përjetuar si shqiptar, apo më mirë si intelektual shqiptar, realist, i veshur me rrobat e luftës dhe jo me petkat romantike të salloneve sentimentale. Domethënë i kam përjetuar ngjarjet me një dhimbje krenare si të atij luftëtarit që lufta e ka gjetur në udhë e sipër dhe ky luftëtar mundohet t’i mbajë lotët duke shtrënguar dhëmbët, i bie kokës me grushte dhe bërtet: “Si nuk u ndodha në fushën e betejës!”. Ulërin për fëmijët, gratë dhe nëna e vrara dhe rend si një Maratonomak me një zemërim të tmerrshëm ndaj pushtuesve barbarë serbë. Mua...