Burimi:
Javanews.al

Agjentët e BKH-së “zbarkojnë” në Elbasan, sekuestrohen dosje e kompjuterë me urdhër të SPAK në një biznes të njohur
👁2796
Agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në një nga bizneset e njohura të Elbasanit në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm. Raportohet se agjentët e BKH kanë “zbarkuar” në biznes rreth orës 06:30 të mëngjesit të së enjtes dhe po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në zyrat e saj. Sipas burimeve, kanë sekuestruar fillimisht celularët e punonjësve. Me urdhër të prokurorit posaçëm të çështjes, agjentët kanë mbajtur procesverbal si edhe kanë sekuestruar dosje, kompjuterë dhe aparate celulare të biznesit, i cili rezulton se ka lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion në disa bashki të...