Agim Vinca: Djaloshi me flamur

Agim Vinca: Djaloshi me flamur

Agim Vinca Qyteti ishte dëng me njerëzKur i prenë rrugën djajtë e errësirës.Përse a thua, ç’faj kishte bërë?Një flamur të vogël mbante në dorë. Si qen të çartur morën turrDonin ta shqyenin me gjithë flamur.Kur pa se s’kishte tjetër rrugëSakaq djaloshi u gjend mbi urë. Që të mos binte në duart e tyreE hodhi në lumë flamurthin, tutje.Pastaj u tha: “Ja ku më kini!Merrmëni mua, bëni ç’të doni!”. Atë ditë e sot në atë bregNjë zog feniks ngjitet përpjetë. 1975 ObserverKult Lexo edhe: Agim Vinca: Kambanë në qafë