Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Afrimi nga Lazarati zapton kullotat në Zagori: Edhe sikur të vdes, nuk i heq bagëtitë (VIDEO)
Një denoncim i pazakontë ka ardhur në emisionin “Tak Fak” në News24, nga fshati Sheper në Zagori, vendlindja e poetit të njohur Andon Zako Çajupi, ku banorët janë përballur me një konflikt për kullotat e përbashkëta që, sipas tyre, janë zaptuar prej vitesh nga një bari nga Lazarati. Banorët pohuan se bariu i quajtur Afrim ka zënë me dhunë kullotat e fshatit, pavarësisht se komuniteti kishte pasur një kontratë të vlefshme me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Bashkinë Libohovë, të fundit të firmosur në vitin 2023. Kontrata nuk është rinovuar ende për vitin 2025, çka ka krijuar një vakum...