Afrim Krasniqi: Reforma Territoriale u kthye në pazar politik, bashkitë u përdorën si qoka

Afrim Krasniqi: Reforma Territoriale u kthye në pazar politik, bashkitë u përdorën si qoka

Politologu Afrim Krasniqi e ka cilësuar si “qesharake” mënyrën se si është konceptuar dhe zbatuar Reforma Territoriale në Shqipëri, duke argumentuar se pas ndryshimeve administrative nuk qëndrojnë kritere të qarta, por interesa dhe pazare politike. I ftuar në emisionin në A2 CNN, Krasniqi solli si shembull rastin e Patosit dhe Roskovecit, duke ngritur pikëpyetje mbi logjikën e vendimeve për shkrirjen apo mbijetesën e bashkive. Sipas tij, në disa raste bashkitë janë ruajtur jo për arsye administrative apo demografike, por për shkak të peshës politike që përfaqësojnë. “Kur shikon kriteret, merr Patosin me Roskovecin. Ajo që shkrihet ka më shumë banorë se ajo që ngelet”, tha Krasniqi, duke shtuar se raste të tilla tregojnë mungesën e një logjike të unifikuar në reformë. Politologu e lidhi gjithashtu...