AFP: Protesta të reja kundër qeverisë në Tiranë! Përplasje mes demonstruesve dhe policisë
Agjencia ndërkombëtare franceze e lajmeve, AFP, i ka kushtuar një raport protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në artikullin e publikuar më 31 tetor, AFP raporton se protestues të maskuar hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa kërkesa kryesore e demonstruesve ishte dorëheqja e kreut të qeverisë. Sipas AFP-së, protestat në Shqipëri nuk kanë një organizim apo drejtues të vetëm. Ato nisën në mënyrë paqësore në muajin maj, të nxitura nga pakënaqësia për korrupsionin e perceptuar. Shkëndija e parë ishte kundërshtimi i një projekti për ndërtimin e një hoteli luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore. Agjencia vëren se, që nga mesi i tetorit, protestat janë shndërruar në një valë tubimesh, disa prej të...
Burimi:
gijotina.com