Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Afera ‘Partizani’ në GJKKO/ Berisha trembet nga Kodi i ri Penal që sanksionon komentet negative: Do na mbyllin gojën
I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq me kritika të ashpra për draftin e ri të Kodit Penal. Nga selia e Partisë Demokratike, ai u ndal veçanërisht te neni “536” që duket se e tremb kryedemokratin për rëndimin e pozitave të tij ligjore në të ardhmen nëse draft kodi miratohet pa ndryshime. Ky nen parashikon deri në 3 vite burg për ata që “bëjnë apo publikojnë komente me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet,...