Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Afera “Partizani”/ Ish kryeministri nuk paraqitet, shtyhet seanca e parë në GJKKO
Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik 2025. Kjo pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. “Kjo seancë nuk mund të zhvillohet për shkak të mosmarrjes së dijenisë së të pandehurit, Sali Berisha dhe gjendja shëndetësore e të pandehurit, Fatmir Bektashi. Seanca e radhës 21 korrik, ora 10:30”, njoftoi GJKKO. /vizionplus.tv