Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi-t

Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi-t

Aeroporti i Milanos, Malpensa, tashmë mban zyrtarisht emrin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Ceremonia e emërtimit u zhvillua më 25 shtator në Terminalin 1, ku u vendos edhe një pllakë përkujtimore në nder të ish-kryeministrit dhe biznesmenit italian. Në ceremoni morën pjesë presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transporteve, Matteo Salvini, ministri i Jashtëm Antonio Tajani dhe presidenti i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana. Ndryshimi lidhet me emrin zyrtar të aeroportit, ndërsa kodi IATA mbetet i pandryshuar, “MPX”. Për momentin nuk parashikohen ndryshime as në sinjalistikën rrugore që orienton udhëtarët drejt aeroportit. Në ceremoninë e emërtimit ishte e pranishme edhe vajza e Silvio Berlusconit, Marina Berlusconi, e cila e cilësoi vendimin një burim krenarie dhe emocioni për familjen. Ajo tha se...