Adriatik Llalla kërkon pushimin e dënimit pas 5 vitesh në arrati: Është parashkruar

Adriatik Llalla kërkon pushimin e dënimit pas 5 vitesh në arrati: Është parashkruar

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ka kërkuar pushimin e ekzekutimit të dënimit për shkak të parashkrimit. Kërkesa është depozituar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), me argumentin se kanë kaluar 5 vite nga dhënia e vendimit. Llalla ndodhet në Itali, ku u largua përpara se dënimi i tij të merrte formë të prerë. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode, që lidheshin me shpenzimet për lindjen e djalit, ndërtimin e katit të tretë të një banese dhe shkollimin e vajzës në Gjermani. Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe rreth 22 mijë metrave katrorë tokë në periferi të Tiranës, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar...