Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Mirato dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur
Kreu i Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është i vendosur që të marrë mandatin e deputetit në Tiranë. Ditën e nesërme kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pritet që të bëjë shpërndarjen e mandateve, por Lapaj përmes një shkrese që mban datën e sotme, i kërkon KQZ që të miratojë dorëheqjet e 12 kandidatëve të listës së mbyllur. Në kërkesë, theksohet se të gjithë gjithë kandidatët e listës së mbyllur për qarkun e Tiranës kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave. “I nderuar z. Komisioner, Nisma “Shqipëria Bëhet” me Vendimin Nr. 237,...