Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, e ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS

Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, e ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS

Adriatik Lapaj duket se nuk heq dorë nga marrja e mandatit të vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Forca politike që ai drejton, “Shqipëria Bëhet” ka depozituar ditën e sotme një ankimim në Kolegjin Zgjedhor kundër vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në tërësi dhe pjesërisht ndaj Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. “Shqipëria Bëhet” i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të njohë dorëheqjet e dhëna nga kandidatët e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur, i cili është Adriatik Lapaj. Gjithashtu, Kolegjit...